Aplikimi për Fellowship i Teach For Kosova do të hapet me 15 nëntor

1089-title

Aplikimi për Fellowship në Teach For Kosova do të hapet më 15 Nëntor. Çfarë do të thotë kjo? Çdo vit, Teach For Kosova rekruton individë të jashtëzakonshëm për të udhëhequr, inspiruar, dhe sjellur ndryshim në shkollat dhe komunitetet me më shumë nevojë. Ata që përzgjidhen për të qenë pjesë e Fellowshipit në Teach For Kosova pranojnë trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme përgjatë 2 viteve të angazhimit dhe përkushtimit të tyre të plotë në program.

Për më tepër, me këtë eksperiencë, Fellows do të ndërtojnë një të kuptuar të thellë të sfidave që aktualisht ekzistojnë në sistemin tonë të edukimit. Kur përkushtimi 2 vjeçar përfundon, Teach For Kosova do të vazhdoj të punoj me juve për t'u siguruar që së bashku mund të bëjmë ndryshim sistemik në të ardhmen e vendit tonë.

Në këtë drejtim, si Fellow i Teach For Kosova ju do të keni mundësinë të bëni diferencën në jetët e nxënësve dhe të formësoni të ardhmet e tyre. Ju do të bëheni pjesë e një rrjeti prej mbi 60,000 alumni të Teach For All (www.teachforall.org) dhe do të punoni për të sjellë ndryshimin të cilin Kosova dëshpërimisht e kërkon.

Për të mësuar më tepër mbi programin ju lutemi shikoni faqen tonë, ose nga kontaktoni në:
samir.shahini@teachforkosova.org.

Share this Post: