Pyetje të Shpeshta

Si mund të aplikoj për Fellowshipin i Teach For Kosova?

Për të aplikuar për programin e fellowshipit, vizitoni faqen tonë: https://www.teachforkosova.org dhe gjeni faqen "Apliko Tani". Aplikacioni do të shfaqet automatikisht pasi të keni hapur faqen.

Sa zgjatë angazhimi në fellowship me Teach For Kosova?

Fellowshipi i Teach For Kosova është një angazhim 2-vjeçar me kohë të plotë. Eshtë e rëndësishme që fellows të mund të angazhohen për gjithë kohëzgjatjen e programit. Sapo të mbarojë fellowshipi, ne shpresojmë që ju të qëndroni të angazhuar si pjesë e lëvizjes Alumni të Teach For Kosova.

Pse Teach For Kosova kërkon angazhim 2 vjeçar?

Në Teach For Kosova besojmë se 2 vjet është angazhimi i nevojshëm në kohë që Fellows të kenënjë ndikim domethënës në jetën e nxënësve që ata u japin mësim. Kjo bazohet në përvojën tonë me programet e tjera në Rrjetin Teach For All, të cilët kanë demonstruar se 2 vjet është angazhimi minimal në kohë për të mësuar, ndikuar dhe për të pasur një efekt të qëndrueshëm në studentët tuaj dhe komunitetet.

Kush mund të bëhet fellow?

Ftohen të aplikojnë mësimdhënësit aktual në shkollat publike me 3 ose më pak vite përvojë, profesionistët e ri nën moshën 35 vjeç, dhe të sapo-diplomuarit nga çfarëdo fushe të studimeve. Ne jemi duke kërkuar njerëz me cilësi të jashtëzakonshme të lidershipit, performancë të fortë akademike, dhe përkushtim për të pasur ndikim dhe për të krijuar një ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre.

Unë tashmë jam mësimdhënës/e; a mund të aplikoj për programin?

Po, mësimdhënësit që veqse janë të kyçur në shkollat publike me 3 apo më pak vite përvojë pune mund të aplikojnë.

Kur duhet të aplikoj?

Teach For Kosova do të hap thirrjen për aplikime për Fellowship më 15 Nëntor 2020. Ju lutem për më tepër informata të vizitoni faqen Bëhuni Fellow.

Çka ndodhë pas Fellowship-it 2 vjeçar?

Në momentin që fellows të Teach For Kosova përfundojnë programin 2 vjeçar, ata janë në vazhdimësi të mbështetur nga Teach For Kosova përmes rrjetit tone alumni. Alumni do të mbështeten të qëndrojnë brenda në edukim, të gjejnë mundësi për karrierë në sektorë të tjerë, ose të nisin ndonjë biznes në vete. Vizioni jonë si organizatë është se Fellows – dhe eventualisht alumni të programit – bëhuni dhe qëndroni avokues gjatë tërë jetës për përmirësim të gjendjes në arsim në Kosovë.

Ku do të vendosem si mësimdhënës/e?

Në aplikacionin online do të ju kërkohet të ofroni preferencat tuaja personale se ku dëshironi të vendoseni nëse zgjidheni si fellow. Ne nuk mund të garantojmë se do të vendoseni në zonat që ju zgjidhni, por do të përpiqemi të bëjmë çmos për të përmbushur kërkesën tuaj.

A do të mund të zgjedhi shkollën në të cilën do të vendosem?

Teach For Kosova do të vendosë fellows bazuar në nevojat e komunës dhe/ose komunitetit për të ndihmuar në maksimum shfrytëzimin e mundësive si për studentët ashtu edhe për Fellows. Për të mësuar më shumë rreth procesit tonë të harmonizimit, ju lutemi vizitoni faqen Si e Harmonizojmë Vendosjen nëpër Shkolla.

Kë do ta mësoj?

Si fellow i Teach For Kosova ju do të jepni mësim për nxënës të ciklit fillor, të mesëm dhe të mesëm të lartë.

A do të punoj me orar të plotë?

Po, Fellows të Teach For Kosova do të japin mësim me kohë të plotë në mënyrë që të jenë në gjendje të përqëndrohen në punën e tyre në klasa, shkolla dhe komunitete në të cilat shërbejnë.

A do të marr një pagë nga Teach For Kosova?

Si Fellow i Teach For Kosova ju do të paguhen si arsimtarë të plotë ne komunat ku jeni të vendosur.

Çfarë do të ligjëroj?

Ne parashohim që Fellows do të ligjërojnë gjuhën angleze, gjuhën gjermane, Shkencat (Kimi, Fizikë, Biologji), Matematikë, Histori, Gjeografi, dhe Teknologji të Informacionit. Në vitet e ardhshme, ne planifikojmë të zgjerohemi për të përfshirë më shumë lëndë dhe për të përmbushur nevojat e shkollave që shërbejmë.

Une nuk kam përvojë në mësimdhënie; si do ta di se qka të bëjë?

Teach For Kosova posaçërisht po kërkon njerëz që ndoshta nuk e kanë konsideruar kurrë mësimdhënien të jetë pjesë e planeve të tyre profesionale të karrierës. Ne marrim përsipër angazhimin tonë për të siguruar që anëtarët tanë të jenë të pajisur me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të marrë seriozisht sfidat e mësimdhënies. Fellows do të përgatiten për klasë përmes Programit tonë të Trajnimit të Institutit Veror (i cili zgjat për një periudhë prej 5 javëshe) dhe do të marrin trajnime të vazhdueshme gjatë kursit të fellowshipit.

Gjatë Programit tonë të Trajnimit të Institutit Veror, fellows do të jetojnë dhe do të punojnë së bashku për të zhvilluar njohuri dhe kuptim të thellë të elementeve të mësimdhënies së shkëlqyeshme; përfshirë planifikimin e mësimeve, menaxhimin e klasës, njohuritë specifike për përmbajtjen, kontekstin e komunitetit dhe shumë më tepër. Për më tepër, anëtarët do të mbështeten vazhdimisht gjatë 2 viteve nga mentori i tyre i zhvillimit dhe mbështetjes së udhëheqjes i cili do t'i vëzhgojë ata në klasë, do të ofrojë këshilla dhe stërvitje, do të ndihmojë në përcaktimin e qëllimeve dhe analizën e të dhënave dhe do të zhvillojë seanca trajnimi gjatë gjithë vitit.

Ky model trajnimi është duke u përshtatur në kontekstin e Kosovës nga rrjeti global Teach For All dhe korniza "Mësimdhënia si Udhëheqje" e cila është dëshmuar efektive për 30 vitet e fundit dhe tani ekziston në 58 vende.

Kur zhvillohet Instituti Veror?

Programi Trajnues i Institutit Veror do të realizohet gjatë muajve Korrik dhe Gusht 2020. Instituti Veror është një angazhim 5 javorë, i panegocioueshëm.

A mund të aplikoj për Fellowship nëse nuk jam Kosovar?

Fellowshipi është e destinuar për shtetasit kosovarë; megjithatë, nuk keni nevojë të jeni rritur në Kosovë. Ne mirëpresim aplikimet nga kandidatët kosovarë që janë rritur jashtë vendit, si dhe nga ata që kanë studiuar jashtë shtetit. Në raste të rralla, ne mund të konsiderojmë aplikime nga njerëz të kombësive të tjera, por ju duhet të demonstroni një përkushtim të thellë për Kosovën dhe potencialin tuaj për të mbështetur ndikimin afatgjatë në arsim këtu.

info@teachforkosova.org · · Rr. Sylejman Vokshi 13/5, Prishtina, Kosova 10000