Bëhuni Fellow

1038-title

KRITERET E PRITSHME

Ne po kërkojmë individë të shquar kosovarë që të udhëheqin dhe të mësojnë nxënësit të sfidojnë sfondin socio-ekonomik për të arritur rritje të konsiderueshme akademike dhe personale. Nëse jeni një profesionist i punësuar ose një student universitar i diplomuar me aftësi të forta udhëheqëse, keni pasion për të bërë ndikim në jetën e fëmijëve dhe interesim për t'u bërë lider i përjetshëm në Kosovë, Aplikoni tani!

Për t'u kualifikuar, aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat minimale të mëposhtme:
• Të jenë qytetarë kosovarë të moshës 35 ose më pak
• Të posedojnë diploma Bachelor në cilindo fakultet deri në korrik 2021

Derisa mësimdhënësit mund të aplikojnë, përvoja në mësimdhënie NUK është obligative për programin e Fellowshipit. Të gjitha drejtimet akademike dhe profesionale inkurajohen të aplikojnë.

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË PËRZGJEDHJEN TUAJ

Udhëheqja: Demonstroni gatishmëri dhe aftësi për të udhëhequr, frymëzuar dhe motivuar të tjerët dhe për të kryer në mënyrë efektive detyrat dhe planet komplekse.

Arritja:Tregoni aftësinë për të vendosur pritje të larta për veten tuaj dhe vazhdimisht punoni drejt arritjes së tyre. Fellows mund të tregojnë arritje të forta në kontekste të ndryshme (akademikisht, profesionalisht, aktivitete jashtëshkollore, etj.).

Mendimi kritik: ​Si një fellow, ju do të ballafaqoheni me sfida që do të kërkojnë zgjidhjen e problemeve. Ju mund të punoni dhe modifikoni burimet e disponueshme, përdorni logjikën dhe të menduarit inovativ për të trajtuar sfidat dhe për të zgjidhur problemet reale të botës.

Aftësitë organizative: Të jeni në gjendje për të menaxhuar kohën tuaj, planin dhe mbikëqyrjen e detyrave të shumta në mënyrë efektive.

Aftësitë ndërpersonale: Të jeni në gjendje të komunikoni qartë dhe të mbani një qëndrim profesional. T'i konsideroni perspektivat dhe interesat e të tjerëve për t'u përgjigjur në mënyrë efektive.

Qëndrueshmëria:Ta kuptoni se sfidat janë mësim dhe mundësi për t'u zhvilluar në një nivel profesional dhe personal. Të keni qëndrimet tuaja dhe keni aftësinë dhe gatishmërinë për të zgjidhur problemet.

Respekti, sinqeriteti dhe bashkëpunimi:Të keni një mentalitet përparues, të jeni të hapur për të mësuar nga të tjerët, vlerësoni dallimet e njerëzve dhe kuptoni se duke punuar së bashku mund të kuptojmë potencialin tonë të plotë.

Procesi i Përzgjidhjes

Teach For Kosova procesi i përzgjedhjes është hartuar për të na ndihmuar të identifikojmë kandidatët që do të kenë sukses në program.

Aplikimi Online

Ky është rasti juaj i parë për të na treguar për veten. Në aplikacionin online, do t'ju kërkohet të jepni kontaktet dhe informacionet në lidhje me arritjet tuaja akademike dhe jashtëshkollore, historinë tuaj të punësimit dhe përgjigjet në një seri pyetjesh.

Qendra e Vlerësimit

Qendra e Vlerësimit e Teach For Kosova është një process tërëditor dhe përbëhet nga 3 faza, duke përfshirë por jo limituar nga: shembulli i orës mësimore, ushtrimi grupor, dhe intervista personale.

Shënim: Për aplikimet jashtë Kosovës, intervistat mund të mbahen edhe virtualisht.

Share this Post: