Çfarë Bëjmë Ne

1023-title

VIZIONI

Në një të ardhme, të gjithë fëmijët e Kosovës – pa marrë parasysh prejardhjen apo etninë – do të kenë qasje në një sistem arsimor që i përgatitë ata për një sukses të përjetshëm.

MISIONI

Teach For Kosova ekziston për të ngritur barazinë në arsim duke angazhuar udhëheqësit më premtues të vendit në këtë përpjekje.

Teach For Kosova do të rekrutojë dhe aftësojë udhëheqës të rinj e të talentuar dhe do t’i punësojë ata si mësues në mjediset më me nevojë në Kosovë për dy vite. Të njejtit udhëheqës në vazhdimësi do të angazhohen për të promovuar mundesitë dhe barazinë në arsim, qoftë brenda fushës së arsimit apo në çfarëdo fushe tjetër që ata zgjedhin.

MËNYRA PËR NDRYSHIM

1. Duke përzgjedhur dhe aftësuar një grup të larmishëm të të diplomuarve dhe profesionistëve të rinj për të shërbyer për dy vjet si mësues në shkolla më me nevojë, TFK do të ndërtojë një grup të ri të mësuesve të shkathët, të cilët do të punojnë pa pushim për të zgjeruar mundësitë në arsim për nxënësit e tyre dhe të japin shembuj që studentët kosovarë janë të aftë të arrijnë në një nivel shumë më të lartë.

2. Gjatë Fellowship-it, fellows do të kuptojnë sfidat më komplekse me të cilat ballafaqohen fëmijët, shkollat dhe komunitetet tona, duke punuar drejt zgjidhjeve që janë të përshtatshme në kontekstin kosovar. Ata do të zhvillojnë lidhje shumë të forta emocionale dhe morale me fëmijët dhe komunitetin që ata shërbejnë, do të marrin më shumë përgjegjësi si udhëheqës dhe vendime të informuara të orientimit dhe prioriteteve të tyre pas diplomimit nga Programi.

3. Si udhëheqës në klasë dhe në sistem të arsimit më gjerë, dhe në të gjithë sektorët e tjerë relevantë, alumni i Teach For Kosova do të punojë dhe do të shfrytëzojë përvojën e tyre për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme në nivel sistemesh për t'i adresuar sfidat socio-ekonomike dhe do të vendosin pritje të larta për të gjithë fëmijët përmes shembullit dhe avokimit të tyre.

Share this Post: