Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit

1039-title

INSTITUTI VEROR

Gjatë verës, ju do të përgatiteni për të udhëhequr një klasë duke marrë pjesë në një program intenziv pesë javor të trajnimit të verës. Ju do të ndërtoni një bazë të fortë për planifikim të mësimdhënies dhe do të filloni të fitoni përvojë në klasë duke dhënë mësim në shkollë verore me mbështetjen e trajnerëve dhe mentorëve tanë. Gjithashtu do të zhvilloni njohuri të thella të vizionit dhe misionit të Teach For Kosova. Ju do ndërtoni një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë kolektive dhe reagimit në urgjenca si një grup.

VITI I PARË

Si mësues i Teach For Kosova, do të vendoseni në një shkollë publike si mësues për dy vjet - duke punuar në bashkëpunim me mësuesit e tjerë, drejtorin tuaj dhe liderë në komunitet për të vendosur një vizion për studentët tuaj. Ju do të merrni shumë përgjegjësi si mësues. Planifikimi dhe udhëheqja e mësimit, menaxhimi i klasës suaj dhe kompletimi i punës administrative janë pjesë e rolit tuaj si udhëheqës në klasë.

Për të ndihmuar në lundrimin e vitit tuaj të parë si mësues, do të merrni trajnime të individualizuara, përkrahje pedagogjike ne grupe të vogla, mjete dhe burime të zhvillimit profesional nga ekipi Teach For Kosova, trajnerë dhe mentorë në shkollë. Ju do të rriteni së bashku dhe do të mësoni nga Fellows të tjerë qe të nxitni aftësitë e njëri-tjetrit për të krijuar ndikim kolektiv në shkollat dhe komunitetet tuaja.

VITI I DYTË

Gjatë verës do të eksploroni një fushë që lidhet me arsimin për të rritur njohuritë dhe përvojën tuaj nëpërmjet një praktike apo punë projekti. Duke vepruar kështu, do të hyni në vitin tuaj të dytë me më shumë përvojë dhe do të filloni të planifikoni dhe zbatoni iniciativa përtej klasës suaj.

Ju mund të punoni me studentët tuaj ose me studentët e tjerë për të gjetur zgjidhje për sfidat në shkollën ose komunitetin tuaj dhe do të vazhdoni të merrni trajnim dhe mbështetje nga Teach For Kosova. Në këtë pikë, gjithashtu, do të filloni të mendoni për hapat e ardhshëm pas programit.

PAS PROGRAMIT

Ju do të bashkoheni me një rrjet global liderësh të cilët janë të pasionuar për të bërë ndryshime pozitive sociale në të gjithë sektorët. Ju mund të vazhdoni të punoni në role që ndikojnë në arsim, ose mund të punoni për të zgjeruar mundësinë në fusha të tjera, duke përfshirë biznesin, politikën, ligjin etj.

Cilëndo rrugë që zgjidhni, do të gjeni se udhëheqja në klasë është themelore për lidership afatgjatë dhe se Teach For Kosova do të vazhdojë të mbështesë aftësinë tuaj për t'u bërë një avokues i përjetshëm për arsimin.

Share this Post: