Si e Harmonizojmë Vendosjen Nëpër Shkolla

1040-title

Teach For Kosova vendos mësues në shkollat publike për të dhënë lëndët më të nevojshme në tërë Kosovën. Ndërsa Fellows do të pyeten për preferencat e tyre, është e rëndësishme që ata të jenë fleksibil dhe të gatshëm të punojnë në çfarëdo shkolle që u është caktuar. Fellows do të njoftohen për lëndët që ata do të mësojnë pasi që vendosjet janë konfirmuar.

SI I ZGJEDHIM SHKOLLAT PËR MESIMDHËNIE

Para vendosjes së një mësuesi, ne punojmë në mënyrë aktive me shkollat partnere dhe komunitetet potenciale për të përcaktuar përshtatshmërinë dhe pajtueshmërinë e tyre me programin tonë. Në mënyrë të ngjashme, ne do të punojmë me mësues në baza individuale për t'i përgatitur për përvojën e veçantë dyvjeçare. Shkollat dhe mësuesit vendosen në bazë të nevojave të shkollës dhe profesionit/specializimit të mësuesve. Teach For Kosova vendos çdo mësues në një shkollë publike aty ku ndikimi mund të jetë më i madh.

Share this Post: