Apliko Tani

Ne kërkojmë aplikime autentike që pasqyrojnë përvojat dhe perspektivat tuaja personale. Por, e kuptojmë që mjetet e AI (si ChatGPT, Gemini, Grok, etj.) mund të jenë të dobishme për përmirësimin e aplikimit tuaj.

Megjithatë, aplikimet që janë të gjeneruara tërësisht nga këto mjete, pa ndonjë kontribut domethënës personal, nuk do të merren parasysh.

Që aplikimi juaj të shqyrtohet, duhet të përmbushni kriterin e moshës: të jeni më i ri/e re se 35-vjeç/e.

P.sh. Mësimdhënës/e, psikolog/e, jurist/e, dizajner/e grafik/e, përkthyes/e, konsulent/e, etj.

Si ta emërtoni CV-në tuaj: Genta_Krasniqi_CV
Formati: PDF

File max. 20MB

Zgjidhni një alternativë.

Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë.

Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë.

Pyetja 1. Çfarë ju ka motivuar të aplikoni në programin e Fellowship-it të Teach For Kosova? Përshkruani një përvojë, ngjarje ose moment konkret që ka ndikuar në këtë vendim.
150–200 fjalë.

Pyetja 2. Si lidhet interesimi juaj për programin e Fellowship-it me mënyrën se si e shihni përgjegjësinë tuaj ndaj komunitetit apo shoqërisë? Çfarë dëshironi të arrini përmes këtij angazhimi?
150–200 fjalë.

Pyetja 1. Nëse do të duhej ta përshkruanit veten përmes dy ose tri vlerave apo cilësive personale, cilat do të zgjidhnit? Pse mendoni se këto ju përfaqësojnë më së miri?
150–200 fjalë.

Pyetja 2. Përshkruani një rast nga studimet, puna apo jeta e përditshme kur vlerat tuaja personale ju kanë ndihmuar të arrini një qëllim ose të përmbushni me sukses një përgjegjësi. Si i zbatuat këto vlera në praktikë dhe cili ishte rezultati?
150–200 fjalë.

Pyetja 1. Si e perceptoni diversitetin në shoqëri? Si mendoni se ndikon ai në mënyrën se si njerëzit e kuptojnë njëri/a-tjetrin/ën, bashkëpunojnë dhe mësojnë nga njëri/a-tjetri/a?
150–200 fjalë.

Pyetja 2. Si do ta pasqyronit këtë këndvështrim në punën tuaj të përditshme? Përshkruani si do të vepronit në një situatë ku nevojat, mendimet apo përvojat e njerëzve nuk janë të njëjta, në mënyrë që secili/a të ketë mundësi të marrë pjesë dhe të kontribuojë në atë situatë.
150–200 fjalë.

Pyetja 1. Nëse do të kishit përgjegjësinë të udhëhiqnit një fëmijë/nxënës/e, një të ri/të re apo një grup të rinjsh/të rejash, si do të vepronit për t'i frymëzuar të besojnë në aftësitë e tyre dhe të synojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë?
150–200 fjalë.

Pyetja 2. Çfarë do të bënit për t'i mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, veçanërisht kur përballen me vështirësi apo nuk besojnë në mundësitë e tyre? Përshkruani hapat konkretë që do të ndërmerrnit dhe shpjegoni pse mendoni se qasja juaj do të ishte efektive në mbështetjen e zhvillimit dhe përparimit të tyre.
150–200 fjalë.

Pyetja 1. Çfarë do të thotë për ju fjala “lidership” dhe çfarë ka ndikuar në formimin e këtij këndvështrimi?
150–200 fjalë.

Pyetja 2. Përshkruani një rast kur keni marrë iniciativë për të zgjidhur një problem ose për të sjellë një ndryshim. Çfarë bëtë konkretisht, si i përfshitë të tjerët dhe cili ishte rezultati?
150–200 fjalë.

"Teach For Kosova synon një të ardhme ku prejardhja, kushtet ekonomike apo rrethanat sociale nuk e përcaktojnë potencialin dhe mundësitë e një fëmije për të pasur sukses. Në thelb të këtij angazhimi qëndron bindja se ndryshimi i qëndrueshëm në arsim kërkon më shumë sesa ndërhyrje brenda klasës: kërkon njerëz që i njohin pabarazitë, e kuptojnë përgjegjësinë përballë tyre dhe janë të gatshëm/shme të veprojnë. Përmes Fellowship-it, Teach For Kosova synon të zhvillojë liderë/e që jo vetëm ndikojnë në përvojën arsimore të fëmijëve gjatë dy viteve të programit, por e bartin këtë përgjegjësi në zgjedhjet, angazhimet dhe kontributin e tyre afatgjatë në shoqëri."

Pyetja 1. Në çfarë mënyre mendoni se përvojat, aftësitë dhe njohuritë tuaja mund të shndërrohen në një kontribut konkret për fëmijët dhe komunitetin gjatë angazhimit tuaj në Teach For Kosova?
150–200 fjalë.

Pyetja 2. Ku e shihni veten pas pesë vitesh dhe çfarë prisni të zhvilloni gjatë dy viteve të Fellowship-it që do t’ju ndihmonte të realizoni synimet tuaja dhe të kontribuoni përtej programit?
150–200 fjalë.

Nëse nuk pranoni email konfirmues pas dorëzimit të aplikimit, ju lutem kontrolloni edhe folderin Junk/Spam të emailit tuaj. Nëse ende nuk e keni pranuar, ju lutem na kontaktoni në email ose në rrjetet tona sociale. Gjithashtu, për çdo problem teknik gjatë aplikimit, përfshirë vështirësitë në ngarkimin e CV-së - mos hezitoni të na shkruani në: [email protected]