Visar Kurti Menaxher i Administratës dhe Financave

1029-title

Visar Kurti ka lindur në Prishtinë. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës duke diplomuar më 2017 në nivelin master në departamentin e Marketingut me temë Implementimi i Praktikave dhe Teknikave të Marketingut të Gjelbër Bazuar në Sjelljen Konsumatore në Tregun e Kosovës.

Angazhimi i Visarit në fushën e kontabilitetit dhe financave përfshinë mbi dhjetë vite përvojë aktive në pozita të ndryshme si konsulent financiar, pozita menaxhuese dhe kontabilist i jashtëm në sektorin privat gjithashtu dhe në atë jo-fitim prurës duke qenë pjesë e kompanive ndërkombëtare: UA Builders, WeWork dhe së fundi Matrix Technology, gjithashtu dhe në ato lokale: Scampa, United for Animals, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA). Rrjedhimisht kjo përvojë bën që Visari të ketë njohuri të thuktë mbi sistemin e kontabilitetit vendor dhe atij të SHBA-së GAAP.

Përveç profesionit të lartpërmendur Visari i pandashëm qëndron edhe me fushën e artit, siç është muzika dhe fotografia. Ai ka qenë kitarist në disa prej rock bendeve lokale dhe po ashtu është entuziast i fotografisë ku ka pas mundësinë të ekspozojë fotografitë e tij në disa ekspozita të përbashkëta vendore dhe rajonale.

Share this Post: