Kastriot Muçolli Menaxher i Zyrës dhe Marrëdhënieve me Publikun

1027-title

Kastriot Muçolli, ka përvojë të gjatë në administratë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ka shërbyer si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme për 3 vite, dhe ishte i angazhuar në Komunën e Prishtinës si koordinator i projekteve. Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka udhëhequr “Prishtina24”, një media lokale me seli në kryeqytet.

Në vitin 2018 ka përfunduar modulin “Political Branding” në Akademinë Ndërkombëtare për Lidership të Fondacionit Friedrich Naumann në Gummersbach, Gjermani.

Krahas angazhimit profesional, Kastrioti ka ndjekur disa programe dhe trajnime të organizuara nga Fondacioni Friedrich Nauman, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), USAID, Forumi Liberal Evropian (ELF), Rrjeti i Komunikuesve Liberal (LCN), Këshilli i Evropës, Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) etj., si dhe ka udhëhequr nismën vullnetare “Mos e Dhez” që ka avokuar për shëndetin publik të qytetarëve me fokus zbatimin e Ligjit për Duhanin.

Në Teach For Kosova, përveç menaxhimit të zyrës, roli i tij do të jetë edhe menaxhimi i marrëdhënieve me publikun dhe marketingut digjital.

Ka studiuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin UBT në Prishtinë.

E-mail: [email protected]

Share this Post: