Daniell Ukaj

1405-title

Daniell Ukaj është nga Stublla e Epërme. Studimet bachelor i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i vijoi në drejtimin Psikologji Klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Përgjatë formimit të tij akademik dhe profesional, ai është angazhuar në trajnime të ndryshme profesionale, përfshirë edhe trajnime afatgjata në traumaterapi, duke thelluar njohuritë dhe aftësitë e tij në fushën e shëndetit mendor.

Daniell Ukaj ka përvojë pune me fëmijë, familje dhe individë me nevoja të ndryshme, duke u fokusuar në mbështetjen psikologjike dhe në zhvillimin e mirëqenies emocionale. Interesat e tij profesionale lidhen me shëndetin mendor, ndërhyrjet psikologjike në komunitet, si dhe rolin e psikologut në mbështetjen e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve dhe të rinjve.

Ai e sheh Fellowship-in e Teach For Kosova si një mundësi për të kontribuar në sistemin arsimor, të cilin e konsideron një nga institucionet më të rëndësishme për edukimin dhe formimin e brezave të ardhshëm. Përmes angazhimit të tij si psikolog, Daniell synon të ndihmojë nxënësit/et të zhvillojnë empati, vetëdije dhe perspektiva të ndryshme, në mënyrë që të rriten si qytetarë të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm për veten, familjen dhe komunitetin.

Sipas Daniellit, arsimi nuk ka të bëjë vetëm me transmetimin e dijes, por edhe me formimin e individëve të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj botës përreth. Për të, kjo do të thotë se: “Arsimi i mirë nuk formon vetëm nxënës të ditur, por edhe njerëz empatikë dhe të vetëdijshëm, që dinë të kujdesen për veten, për tjetrin dhe për komunitetin.”

Share this Post: