Alisa Bekteshi

1397-title

Alisa Bekteshi ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin Arsimi Fillor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan dhe studimet Master në Gazetari dhe Komunikim Masiv në Kolegjin AAB. Fushat e saj të interesit përfshijnë edukimin, zhvillimin e fëmijëve, komunikimin dhe kreativitetin, duke ndërthurur edukimin me aftësinë për të komunikuar në mënyrë që nxënësit/et të kuptojnë më mirë dhe të shprehen lirshëm.

Përvoja e saj e mëparshme i ka dhënë mundësinë të punojë drejtpërdrejt me fëmijë në fusha të ndryshme, veçanërisht në promovimin e barazisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, duke kontribuar në formimin e karakterit, edukimit dhe sjelljeve shoqërore te nxënësit/et.

Alisa njihet si një mësuese e qetë dhe e përkushtuar, me dëshirë dhe dashuri të sinqertë për të ndikuar pozitivisht në jetën e nxënësve/eve. Ajo beson se edukimi nuk është vetëm mësim i dijeve shkollore, por edhe formim i vlerave dhe i sjelljeve. Për të, është thelbësore që nxënësit/et të zhvillohen edhe në aspektin social, duke kuptuar se të duash, të ndihmosh dhe të kujdesesh për të tjerët është një nga përvojat më të vlefshme njerëzore.

Ky besim e udhëheq në punën e saj dhe e motivon të japë kontributin më të mirë si Fellow e Teach For Kosova. Në qasjen e saj pedagogjike, ajo beson se çdo nxënës/e ka potencial krijues dhe meriton të ndihet i/e vlerësuar dhe i/e mbështetur në procesin e të nxënit. Në thelb të kësaj qasjeje qëndron bindja e saj se: “Të gjithë fëmijët janë kreativë. Roli i mësuesit/es është të besojë te secili/a prej tyre, sepse ky besim u hap rrugë të reja dhe u mëson se çdo mendim dhe ide e tyre ka vlerë.”

Share this Post: