Instituti Veror 2024

1361-title

Jemi të lumtur të njoftojmë fillimin e #InstitutiVeror2024, duke shënuar një arritje të rëndësishëme me Kohortën e 5️⃣-të të Teach For Kosova! Kohorta e Pestë, është një dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për transformimin e arsimit në Kosovë.

Gjatë pesë javëve të ardhshme, #Fellows tanë do të angazhohen në një program intensiv të dizajnuar për t'i përgatitur ata të udhëheqin klasën në mënyrë efektive dhe të bëhen liderë vizionarë në arsim. ????????

#Fellows, do të marrin mbështetje të vazhdueshme nga Teach For Kosova, duke kultivuar një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë kolektive dhe përshtatshmëri ndaj sfidave. ???? Për më tepër, ata do të thellojnë njohuritë e tyre rreth vizionit dhe misionit tonë, duke i fuqizuar për të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin arsimor. ✨

Jemi jashtëzakonisht krenarë për përkushtimin dhe pasionin e Fellows. Së bashku, kemi fuqinë të krijojmë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive në sistemin arsimor të Kosovës! ????

Gallery

Share this Post: