Samir Shahini Drejtor i Programit

1027-title

Samir Shahini ka lindur në Leskovc të Serbisë më 1990 dhe është rritur në Medvegjë, ndërsa familja e tij është zhvendosur në Fushë Kosovë në vitin 1999. Ai ka përfunduar fakultetin e Gjuhës Angleze në nivelin bachelor, dhe tani është duke ndjekur studimet master në drejtimin Integrime Evropiane dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës. Samiri është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë për një kohë të gjatë. Ai ka punuar në Lets Shine Together si Koordinator i Aktiviteteve, dhe në The Ideas Partnership e Balkan Sunflowers Kosova si Menaxher i Programeve. Në janar të vitit 2020 ai është bashkuar me Teach for Kosova në pozitën e Drejtorit të Programit, duke synuar të jap kontribut edhe më të madh në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Samiri ka interes të veçantë për edukimin, të drejtat e njeriut - me theks në të drejtat e komuniteteve etnike pakicë në Kosovë, çështjet që lidhen me ambientin, si dhe ndërmarrësinë sociale.

Për më tepër, Samiri është angazhuar nga disa organizata siç janë Sbunker, Swiss-Contact, Terre des Hommes, Qendra e Kosovës për Arsim, dhe Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve, si dhe nga institucione si Komuna e Kamenicës dhe e Shtimes, në cilësinë e trajnerit apo ekspertit të jashtëm në fushën e arsimit, punësimit, mbrojtjen e fëmijëve, avokimit, dhe aktivizmit qytetar.

Share this Post: