Arrita Gola Menaxhere e Projekteve

1146-title

Arrita Gola ka lindur në Gjakovë në vitin 1994. Studimet bachelor i ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Tani është duke përfunduar studimet master në po të njejtin fakultet. Ajo ka kryer një semester të studimeve master në Universitetin e Nicës në Francë.

Arrita ështe pjesë e shoqërisë civile në Kosovë që nga viti 2016. Ajo ka punuar në WUS Kosova si zyrtare e projekteve dhe në projektet EDI Faza 2 & 3 dhe EDI Plus si kordinatore e projektit. Ndërsa këtë vit, Arrita është bërë pjesë e ekipit të Teach for Kosova si menaxhere e projekteve. Përvoja e saj fokusohet në ngritjen dhe përmisimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Arrita ndër vite ka punuar me shumë donatorë ndërkombëtar dhe lokal si: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Ambasada Amerikane, USAID, UNDP, Agjencioni Austriak për Zhvillim, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, dhe shumë të tjera.

Gjatë kësaj kohe përpos përvojës profesionale, Arrita ka qenë e angazhuar edhe në shumë aktivitete dhe trajnime të mbajtura në vende të ndryshme në Evropë në cilësinë e mentores apo të pjesëmarrëses në fushën e arsimit, avokimit dhe aktivizmit qytetar, politikave për të rinjët dhe politikave kundër ekstremizimit.

Share this Post: