
Besnik Avdiaj është Menaxher i Programit në Teach for Kosova, ku udhëheq me përkushtim zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të Programit të Fellowship-it.
Me përvojë shumëdimensionale në sektorin publik, privat dhe atë të shoqërisë civile, Besniku prej më shumë se një dekade është i përkushtuar në fuqizimin e të rinjve si pjesë kyçe e ndryshimit shoqëror.
Për më shumë, Besniku është asistent i angazhuar dhe kandidat i doktoratës në fushën e menaxhmentit dhe ndërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai sjell qasje të balancuar mes planifikimit strategjik dhe punës konkrete në terren, me qëllim të mbështetjes së Fellows në krijimin e ndikimit të qëndrueshëm në arsim dhe komunitet.
E-mail: [email protected]