Alma Sherifi ka përfunduar studimet në Logopedi, si dhe specializimin klinik për belbëzim në Thomas More University në Belgjikë. Fushat e saj të interesit përqendrohen në zhvillimin e aftësive të komunikimit tek fëmijët dhe në mbështetjen e nxënësve me vështirësi në të folur dhe gjuhë.
Aktualisht, Alma punon si logopede në një shkollë në Gjilan, ku ka dy vite përvojë pune në arsim duke mbështetur fëmijët me vështirësi në komunikim dhe nxënësit me nevoja të veçanta.
Përvoja e saj profesionale është e orientuar drejt zhvillimit të aftësive të komunikimit tek fëmijët, si dhe drejt bashkëpunimit të ngushtë me mësuesit dhe prindërit për të krijuar një mjedis mësimor më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për secilin nxënës.
“Çdo fëmijë meriton të dëgjohet, të kuptohet dhe të ketë mundësinë të shprehë zërin e tij/saj. Arsimi i vërtetë fillon kur ne krijojmë hapësirë që çdo zë të ketë vlerë.”
Alma e përshkruan veten si një person energjik dhe empatik, me aftësi të mira komunikimi dhe me një përkushtim të veçantë për të punuar me fëmijë dhe për të mbështetur zhvillimin e tyre. Motivimi i saj për t’u bërë pjesë e Teach For Kosova buron nga dëshira për të kontribuar në ndërtimin e një sistemi arsimor më të barabartë dhe gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë, pavarësisht sfidave me të cilat përballet, të ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij/saj.








