Ardhmërie Bregovina ka përfunduar Fakultetin e Arteve, ku ka ndjekur studimet master në drejtimin Art konceptual dhe Mediat e reja. Fushat e saj të interesit përfshijnë artin figurativ, artin konceptual dhe edukimin artistik.
Aktualisht punon si mësimdhënëse e lëndës Arti figurativ në German School of Kosova, ku angazhohet në zhvillimin e kreativitetit dhe shprehjes artistike te nxënësit.
Ardhmëria është një person kreativ që beson se arti është një mjet i fuqishëm për t’i ndihmuar nxënësit të shprehin veten, të zhvillojnë imagjinatën dhe të ndërtojnë vetëbesim. Motivimi i saj për t’u bërë pjesë e Teach For Kosova lidhet me dëshirën për të kontribuar në përmirësimin e sistemit arsimor dhe për të ndikuar pozitivisht në jetën e nxënësve, duke i frymëzuar ata të mendojnë dhe të krijojnë në mënyrë kreative.
Ajo beson se arsimimi nuk është vetëm transformim i njohurive, por edhe frymëzim për të menduar, për të krijuar dhe për të ndryshuar botën. Në këtë frymë, ajo i referohet edhe mendimit të artistes Frida Kahlo: “Në fund të ditës, ne mund të përballojmë shumë më tepër sesa mendojmë.” Për Ardhmërinë, arti dhe arsimi janë pikërisht hapësira ku nxënësit zbulojnë këtë forcë brenda vetes.











