Alberina Bajrami ka lindur më 9 shtator 2000 në Podujevë. Arsimin fillor e ka përfunduar në shkollën “Naim Frashëri” në Podujevë, ndërsa arsimin e mesëm në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Formimin e saj akademik po e zhvillon në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Menaxhment. Përmes këtij formimi, Alberina ka ndërtuar njohuri në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe organizimit, të cilat e mbështesin në zhvillimin e saj profesional dhe në ndërtimin e një perspektive më të gjerë për rolin e lidershipit dhe menaxhimit në organizata dhe institucione.
Ajo njihet si një person i përkushtuar, i përgjegjshëm dhe i motivuar për të arritur qëllimet e saj profesionale. Alberina ka interes të veçantë për të mësuar vazhdimisht dhe për të zhvilluar aftësitë e saj në fushën e menaxhimit, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme si organizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Në të ardhmen synon të zhvillohet profesionalisht dhe të kontribuojë në suksesin dhe zhvillimin e organizatave apo institucioneve përmes njohurive dhe aftësive që po ndërton gjatë përvojave të saj.
Motivimi i saj për t’u bërë pjesë e Teach For Kosova lidhet me dëshirën për të ndikuar pozitivisht në jetën e nxënësve/eve, duke i mbështetur ata në zhvillimin e potencialit të tyre dhe duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi arsimor më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës. Në këtë frymë, Alberina beson se arsimi është një forcë transformuese për individin dhe shoqërinë, sepse, siç shprehet edhe ajo, “Arsimi është çelësi që hap mundësi të reja dhe fuqizon brezat e ardhshëm për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.”











