
Visar Kukaqi, 27-vjeçar nga Gjakova. Studimet Bachelor i përfundoi në Pécs të Hungarisë, në Universitetin e Pécs, në drejtimin Pedagogji, i specializuar në Intercultural Educational Assistant.
Visari gjithashtu njihet edhe si një aktivist rinor; momentalisht është Ambasador i Ri Europian dhe përfaqësues lokal në Erasmus Student Network pranë Universitetit të Pécs. Që nga viti 2013, Visari është angazhuar në shoqërinë civile, fillimisht si vullnetar e më pas edhe si pjesë e disa OJQ-ve. Angazhimi i tij si aktivist rinor ka qenë kryesisht në fushën e edukimit dhe gjithpërfshirjes. Që atëherë, Visari kishte pasion të bënte ndryshime për një edukim cilësor dhe gjithpërfshirës.
Përvojat e para në fushën e edukimit i filloi në qendrën mësimore të minoriteteve të margjinalizuara, bashkë me Bethany Christian Services. Aty shërbeu disa vite, e më pas ishte vullnetar me projektin ESC në Poloni e Rumani si asistent edukator. Visari angazhohet më shumë në një orë mësimore interaktive, punë me grupe dhe i shmanget sa më shumë të mësuarit përmes librit.
Përmes Teach For Kosova, Visari dëshiron të nisë idetë e tij për një edukim të mirëfilltë, gjithpërfshirës dhe interaktiv. Gjithashtu, të avokojë për ndryshimet drastike që duhen bërë në edukim.
Të jesh mësues, për Visarin, është më shumë se mësimdhënie. Si mësues, ti njeh personalitetin e çdo fëmije, je inspirues, mik, mbështetës i tyre, dhe gjitha këto kërkojnë pasion, dashuri dhe përpjekje me motivim të lartë.
Sa herë që Visari pyetet se si e sheh rolin e mësuesit, atij i kujtohen filma si “The Ron Clark”, “Dead Poets Society” apo “Freedom Writers”.