Sumea Jashari

1378-title

Sumea Jashari, 23-vjeçare, e lindurnë Preshevë. Shkollën fillore të ulët e kreu në Preshevë, ndërsa shkollën e mesme të ulët dhe të lartë në Gjilan. Studimet bachelor i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Biologjisë.

Fushat e saj të interesit përfshijnë Gjenetikën dhe Forenzikën, me synimin për të ndjekur studimet më tutje në këto disiplina.

Aktualisht, Sumea punon si Asistente Administrative në Cambridge School. Përvoja e saj profesionale i ka dhënë mundësinë të zhvillojë aftësitë organizative, komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe të punojë ngushtë me kolegë dhe nxënës, duke e forcuar më tej pasionin për arsimin. Ajo gjithashtu është angazhuar në kurse semestrale në Qendrën për Energjinë e Ripërtëritshme, duke thelluar njohuritë e saj mbi energjinë e gjelbër dhe qëndrueshmërinë.

Motivi i Sumeasë për t’u bërë pjesë e Teach For Kosova buron nga dëshira për të testuar potencialin e saj në mësimdhënie dhe për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së arsimit. Ajo beson se bashkëpunimi dhe puna me palë të ndryshme është thelbësore për të krijuar një mjedis të favorshëm në procesin e të nxënit. Për të, kjo përvojë është një mundësi për të rritur profesionalisht veten dhe për të ndihmuar në zgjerimin e njohurive kolektive, gjithmonë me qëllimin e përbashkët për përmirësimin e sistemit arsimor.

Sumea është eksploruese, mendjehapur, kurioze dhe punëtore. Ajo shquhet për përpikmëri, saktësi dhe empati, duke vënë gjithmonë bashkëpunimin në qendër të punës së saj.

Sipas Sumeasë, arsimi është çelësi për të ndryshuar shoqërinë. Ajo mbështetet në fjalët e George Washington Carver: "Dituria është çelësi i artë i lirisë." Besimi i saj i palëkundur është se përmes arsimimit cilësor, jo vetëm që fuqizohen individët, por ndërtohet edhe një e ardhme më e ndritur për të gjithë.



Share this Post: