
Marigona Kelmendi, 27-vjeçare nga Prishtina, është diplomuar në Pedagogji në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka përfunduar edhe studimet master, duke fituar titullin Master i Pedagogjisë. Që nga fillimet e saj akademike, Marigona është dalluar për përkushtimin dhe vizionin për të ndikuar pozitivisht në sistemin arsimor të Kosovës.
Gjatë studimeve, ajo mori pjesë në praktika të shumta vullnetare në shkolla të ndryshme të Prishtinës, gjithmonë duke e vendosur në qendër nevojat, interesat dhe mirëqenien e nxënësve. Përballë mungesës së punësimit të pedagogëve në sistemin arsimor, Marigona ndërmori iniciativën për të themeluar një organizatë joqeveritare, përmes së cilës ka realizuar aktivitete edukative me nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët e të lartë.
Një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional ishte organizimi i debatit universitar me temën “Pedagogu, promotor i ndryshimeve në Arsim”, që u mbajt në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Marigona njihet për kreativitetin, komunikimin efektiv, bashkëpunimin, si dhe për përkushtimin e saj të palëkundur ndaj përmirësimit të edukimit në Kosovë.
Sot, Marigona ofron mësim individual dhe plotësues për nxënës të klasës së parë deri në të pestën, duke ndihmuar fëmijët të njohin aftësitë dhe talentet e tyre dhe t’i orientojnë ato drejt një të ardhmeje të suksesshme.
Përmes angazhimit në Teach For Kosova, ajo synon të zgjedhojë praktika të reja mësimore, të pasurojë njohuritë e saj profesionale dhe të forcojë rolin e pedagogut si shtyllë e ndryshimit në arsim. Marigona beson fuqishëm se arsimimi i shoqërisë fillon me rikthimin e vlerësimit të figurës së mësimdhënësit, dhe se përdorimi i drejtë i Inteligjencës Artificiale në arsim mund të shërbejë si zgjidhje për sfidat me të cilat përballen nxënësit sot.
Motoja e saj personale:
“Dështimi në fillim nuk duhet të përsëritet në momentet vendimtare – çdo nxënës meriton të orientohet drejt vendit ku mund të shkëlqejë.”