
Lendita Bellacerka, e lindur në Gjakovë, ka përfunduar studimet Bachelor në Mami dhe më pas ka përmbyllur me sukses studimet Master në Menaxhim Shëndetësor, të dyja në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime të rëndësishme në institucione publike, organizata të shoqërisë civile dhe media në Kosovë, përmes programit të praktikës për të rinj. Ajo ka qenë gjithashtu e angazhuar në administratën e Universitetit “Fehmi Agani” si praktikante, duke zhvilluar aftësi menaxheriale dhe organizative. Gjatë pandemisë COVID-19, Lendita u bë pjesë e qendrës COVID në Gjakovë, ku shërbeu me kontratë të përkohshme nga Ministria e Shëndetësisë, e mbështetur nga Banka Botërore, duke dhënë ndihmesë të paçmueshme në një kohë sfiduese për vendin.
Përtej profesionit të saj në fushën e shëndetësisë, Lendita ndjen një thirrje të fuqishme për të kontribuar në arsim, duke synuar që çdo fëmijë të ketë të drejtën e barabartë për të qenë në bankat shkollore dhe të mos mbetet pas, pavarësisht prejardhjes apo kushteve socio-ekonomike.
Ajo e ndan vizionin e liderëve globalë si Nelson Mandela, duke e parë arsimin si “armën më të fuqishme për të ndryshuar botën”.
Përmes angazhimit në Fellowshipin dyvjeçar të Teach For Kosova, Lendita synon të zhvillohet profesionalisht përmes trajnimeve cilësore dhe të japë kontribut konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Me përkushtim, përvojë dhe motivim, ajo është e gatshme të japë më të mirën për nxënësit dhe për të ardhmen arsimore të vendit.