
Gentiana Maxhuni, nga Vushtrria, përfundoi studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit në Mitrovicë, e udhëhequr nga dashuria dhe përkushtimi për fëmijët, duke konsiderurar mësimdhënien si një mision jetësor.
Pas diplomimit, fillimisht punoi si edukatore, më pas si trajnere dhe tani si mësimdhënëse në një shkollë publike, ku me përkushtim dhe pasion vazhdon të ndikojë në formimin dhe zhvillimin e nxënësve të saj.
Tri role të ndryshme, por me të njejtin qëllim: të frymëzoj mësimin dhe zhvillimin e të tjerëve, duke u dhënë njohuri, aftësi dhe vetëbesim për të përballuar sfidat që u shfaqen gjatë rrugëtimit të tyre. Përvoja me njerëz të moshave të ndryshme ka forcuar aftësitë e saj në komunikim, kuptimin e nevojave dhe përshtatjen e metodave mësimore sipas individëve.
Sipas Gentianës, çdo fëmijë është i veçantë dhe ka një aftësi unike që, nëse zbulohet dhe zhvillohet me kohë, fëmija jo vetëm që do të realizoj ëndrrat e tij, por edhe do të kontribuojë pozitivisht në shoqëri.
Dëshira për të mësuar, për të zgjeruar njohuritë dhe më shumë, me synimin për të ndikuar pozitivisht te nxënësit, e ka shtyrë të angazhohet në programin Teach For Kosova. Ajo e sheh si një mundësi për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të zbatuar idetë e saj innovative në përmirësimin e sitstemit arsimor në Kosovë.