
Erleta Gashi, 21-vjeçare nga Prishtina, ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, në departamentin e Biologjisë, ku aktualisht është duke ndjekur edhe studimet master në të njëjtin drejtim.
E apasionuar pas mësimdhënies dhe e motivuar për të kontribuar në krijimin e një arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës, Erleta e sheh pjesëmarrjen në Teach For Kosova si një mundësi për rritje profesionale dhe një platformë për të ndihmuar nxënësit të besojnë në aftësitë dhe potencialin e tyre. Për të, mësimdhënia nuk është vetëm përcjellje informacioni – është frymëzim dhe ndërtim i besimit te gjeneratat e reja.
“Arsimi është mundësia më e madhe për të ndihmuar çdo individ të besojë në vetvete dhe të bëjë ndryshime pozitive në botë.”