Ergjan Mehmeti

1358-title

Ergjan Mehmeti ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht ndjek studimet master për Aktrim në Film dhe Televizion. Fushat e tij të interesit përfshijnë artin skenik, kinematografinë, edukimin përmes teatrit dhe aktivizmin social.

Si aktor dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Ergjani ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrore me tema sociale dhe ka qenë pjesë e punëtorive dhe trajnimeve që promovojnë angazhimin qytetar dhe ndërgjegjësimin shoqëror. Përvoja e tij skenike i ka thelluar bindjen se arti është një mjet i fuqishëm për edukim dhe transformim shoqëror.

I shtyrë nga vizioni për një arsim që frymëzon dhe fuqizon, Ergjani i bashkohet Teach For Kosova me synimin për të sjellë qasje inovative në klasë, duke përdorur teatrin dhe artin si mjete që zhvillojnë mendimin kritik, kreativitetin dhe empatinë tek nxënësit. Ai beson se edukimi nuk është thjesht transmetim i njohurive, por një përvojë jetësore që formëson qytetarë aktivë dhe të ndërgjegjshëm.


“Teatri nuk mund të ndryshojë botën, por ai mund të ndihmojë në ndryshimin e njerëzve që mund ta ndryshojnë botën.”

Share this Post: