Konkurs: Koordinator/e për Alumni dhe Projekte

Konkurs per: Koordinator/e për Alumni dhe Projekte

Teach For Kosova është një organizatë jofitimprurëse që punon për të siguruar që të gjithë nxënësit në Kosovë, pa dallim, të kenë qasje në arsim cilësor.

Përmes programit tonë të Fellowship-it, çdo vit rekrutojmë liderë të rinj, premtues dhe të motivuar nga Kosova, të cilët angazhohen si mësimdhënës apo si implementues të projekteve komunitare arsimore për një periudhë dyvjeçare në shkollat dhe komunitetet ku nevoja është më e madhe. Gjatë këtij angazhimi, ata marrin trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për të rritur ndikimin e tyre në të nxënit dhe zhvillimin e nxënësve, si dhe për të zhvilluar kapacitetet e tyre si liderë në shkollë dhe komunitet.

Teach For Kosova është e inspiruar nga qasja e rrjetit global Teach For All (www.teachforall.org) dhe punon për ta kontekstualizuar dhe zbatuar këtë qasje në Kosovë. Teach For All është një rrjet global me mbi 60 organizata partnere të pavarura dhe të udhëhequra lokalisht, të cilat punojnë së bashku për të përshpejtuar ndryshimin pozitiv në arsim.

Teach For Kosova është në kërkim të një Koordinator/e për Alumni dhe Projekte, i/e cili/a do të mbështesë dhe zhvillojë komunitetin alumni të organizatës, do të koordinojë dhe mbështesë zbatimin e projekteve të rëndësishme programore, dhe do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për Fellows të TFK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Alumni

  • Shërben si pika e parë e kontaktit për komunitetin alumni të Teach For Kosova;
  • Mban komunikim të rregullt me alumni dhe ndan mundësi, thirrje, lajme, përditësime dhe informata të rëndësishme nga organizata;
  • Krijon dhe lehtëson mundësi që alumni të takohen, të rrjetëzohen, të shkëmbejnë përvoja dhe të kontribuojnë në misionin e TFK-së;
  • Planifikon dhe organizon takime, punëtori, aktivitete dhe iniciativa të tjera për komunitetin alumni.

Zbatimi i Projekteve

  • Udhëheq zbatimin e një projekti të TFK-së me donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë, me fokus në angazhimin e komunitetit dhe ndikimin përmes Fellows dhe Alumni;
  • Koordinon aktivitetet e projektit, monitoron progresin, përgatit raporte sipas kërkesave të projektit dhe siguron zbatim cilësor e me kohë;
  • Mbështet Fellows dhe Alumni në zhvillimin dhe zbatimin e nismave që lidhen me komunitetin dhe ndikimin shoqëror.

Mbështetje për Fellows

  • Monitoron dhe mbështet pesë (5) Fellows të TFK-së përmes vëzhgimeve, takimeve 1:1 të mentorimit dhe ofrimit të feedback-ut të vazhdueshëm;
  • Bashkëpunon me ekipin e programit për të identifikuar nevojat e Fellows dhe për të mbështetur rritjen e tyre profesionale;
  • Ndihmon në dokumentimin e praktikave të mira, rezultateve dhe tregimeve të ndikimit nga puna e Fellows dhe Alumni;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës së organizatës.

Specifikat e kandidatit/es:

  • 3–5 vite përvojë pune është e preferuar;
  • Të ketë të paktën diplomë Bachelor; përparësi do t’u jepet kandidatëve/eve me përgatitje akademike në fushën e edukimit, si dhe atyre me diplomë Master.
  • Përvojë e mëparshme si mësimdhënës/e ose në një OJQ që punon në fushën e arsimit është e preferuar, por jo e domosdoshme;
  • Aftësi të mira të leximit, shkrimit dhe komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze janë kërkesë;
  • Aftësi të mira organizative dhe përvojë në planifikim, koordinim dhe zbatim të aktiviteteve ose projekteve;
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale me alumni, Fellows, partnerë institucionalë dhe akterë të tjerë;
  • Aftësi për të ofruar mentorim, feedback konstruktiv dhe mbështetje individuale;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, fleksibile dhe në një ekip miqësor e dinamik;
  • Të kuptojë vizionin dhe misionin e Teach For Kosova dhe të ketë pasion për arsim cilësor dhe ndryshime pozitive në sistemin arsimor në Kosovë.

Për të aplikuar në këtë vend pune, ju lutem dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në email adresën [email protected] me subjektin “Aplikim për Koordinator/e për Alumni dhe Projekte”.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 29 QERSHOR 2026.

Aplikimet e dorëzuara në forma të tjera nuk do të konsiderohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Teach For Kosova ofron mundësi punësimi të barabartë.

Share this Post: