130 nxënës të shkollave fillore nga Komuna e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës po marrin pjesë aktive në “Shkollën Verore 2023”! ![]()
![]()
Shkolla Verore, që organizohet në kuadër të "Institutit Veror 2023" nga Teach For Kosova, po fuqizon nxënësit me përvoja pasuruese dhe njohuri të vlefshme. ![]()
![]()
![]()
Nxënësit po angazhohen në një gamë të gjerë aktivitetesh të dizajnuara për të nxitur edukimin, socializimin dhe argëtimin. Ata po eksplorojnë koncepte të reja, po ndërveprojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe po KËNAQEN! ![]()
![]()
![]()
Në #ShkollaVerore2023, janë të angazhuar #Fellows të Kohortës së Katërt, të cilët po i vënë në praktikë aftësitë e tyre të mësimdhënies, duke përdorur metoda të ndryshme inovatore për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë njohuritë e tyre përmes aktiviteteve angazhuese. ![]()
![]()
![]()
#ShkollaVerore2023 mbështetet nga Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo si dhe nga Këshilli Danez për Refugjatë - DRC permes fondeve te Agjencionit Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar – Sida.
Falënderojmë shkollat publike të Kryeqyteti Prishtina (ShFMU Iliria, ShFMU Gjergj Fishta, ShFMU Mitrush Kuteli dhe ShFMU Pavarësia), dhe Komunës së Fushë-Kosovës (ShFMU Selman Riza dhe ShFMU Daut Bogujevci) si dhe OJQ The Ideas Partnership për bashkëpunimin.
Gjatë #ShkollaVerore2023 nxënësit po freskohen me Uji Tepelene ![]()
#teachforkosova #shkollaverore2023 #summerinstitute2023











