Muhamer Duda

1350-title

Muhamer Duda është 22 vjeç dhe vjen nga qyteti i Ferizajt. Ai ka përfunduar shkollën e mesme në "Faik Konica", në drejtimin e Tregtisë. Fillimisht ka ndjekur studimet në Shkenca Kompjuterike për një vit, përpara se të kalonte në Fakultetin e Menaxhimit të Hotelerisë dhe Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku aktualisht vazhdon studimet. Përveç angazhimeve akademike, Muhameri është aktiv në fusha të ndryshme rinore dhe arsimore.

I përkushtuar ndaj fuqizimit të të rinjve dhe rëndësisë së edukimit, ai ka qenë pjesë e organizatave të ndryshme rinore, ku ka kontribuar në zhvillimin e ideve dhe iniciativave që përkrahin të nxënit dhe zhvillimin personal të të rinjve. Si fasilitues në Caritas Kosova, ai ka punuar me fëmijë dhe ka zhvilluar aftësi në udhëheqjen e grupeve dhe menaxhimin e situatave edukative.

Muhameri është gjithashtu pjesë e organizatës Vorae, ku ka realizuar takime me vajza, duke diskutuar për rëndësinë e arsimit dhe mundësitë që ai krijon për ndryshimin e jetës. Aktualisht, ai është asistent i projekteve në organizatën RIN ON, ku është aktiv në mbështetjen dhe menaxhimin e iniciativave rinore. Këto përvoja i kanë thelluar pasionin për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë përmes edukimit dhe fuqizimit të të rinjve.

Në zgjedhjet e fundit, Muhameri ka qenë kandidat për deputet, duke shfrytëzuar këtë platformë për të sjellë zërin e të rinjve dhe për të adresuar çështjet që prekin komunitetin.

Ai e sheh pjesëmarrjen në Programin e Fellowship-it të “Teach For Kosova” si një mundësi ideale për të zhvilluar më tej njohuritë dhe pasionin e tij për edukimin, dhe për të kontribuar në përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, duke punuar me të rinjtë për të arritur qëllime të përbashkëta dhe për të ndikuar pozitivisht në jetët e tyre.

“Për mua, edukimi është çelësi që hap dyer të pafundme mundësish për çdo individ. Mësimdhënësit kanë fuqinë të formojnë mendje dhe të inspirojnë breza të tërë për të besuar në potencialin e tyre. Arsimi është mundësia që secili të zbulojë pasionin e tij, të realizojë ëndrrat dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për veten dhe për shoqërinë. Si mësues, përgjegjësia jonë është të udhëheqim me shembull dhe të mbështesim zhvillimin e çdo nxënësi, sepse çdo fëmijë ka diçka të veçantë për të dhënë në botë.”

Share this Post: