
Gylaj Bubani, është studente në vitin e fundit të Fakultetit të Psikologjisë, me një interes të veçantë në fushën e psikologjisë klinike.
Aktualisht, ajo punon si administratore në një klinikë psikologjike dhe njëkohësisht është e angazhuar në punë vullnetare me vajzat që rrezikohen të lënë arsimin.
Ajo ka përfunduar disa trajnime mbi zhvillimin arsimor të fëmijëve, duke përfshirë disleksinë, disgrafinë dhe çështje të tjera që ndikojnë në procesin mësimor. Këto përvoja e kanë ndihmuar të kuptojë më thellë sfidat që përballin fëmijët me nevoja të veçanta dhe ta fuqizojnë në ofrimin e një mbështetjeje gjithëpërfshirëse.
Motivimi i saj për t’u bërë pjesë e Teach For Kosova buron nga dëshira për të krijuar një mjedis të sigurt dhe përkrahës për të gjithë nxënësit, duke i fuqizuar ata të besojnë në potencialin e tyre dhe të arrijnë suksesin akademik dhe personal.
"Arsimi nuk është vetëm një e drejtë, por një mjet i fuqishëm për të ndryshuar jetën dhe komunitetin – dhe secili fëmijë e meriton këtë mundësi."