
Era Ejupi vijon studimet në Fakultetin Juridik, dhe një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale dhe edukimin gjithëpërfshirës.
Me një përkushtim të veçantë ndaj mbrojtjes së minoriteteve dhe angazhimit në organizata të shoqërisë civile, Era punon për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe barazimtare për të gjithë.
Si aktiviste për të drejtat e njeriut, ajo beson se arsimi është forca më e fuqishme e ndryshimit. Për Erën, pjesëmarrja në Teach For Kosova është një hap i natyrshëm drejt realizimit të misionit të saj për të kontribuar në një sistem arsimor më të drejtë, ku çdo nxënës ka mundësinë të arrijë potencialin e tij apo të saj.
“Arsimi është mundësia që na çon përtej kufijve të zakonshmërisë! Është arma që përdorim për të krijuar një të ardhme ku të gjithë mund të ëndërrojnë dhe të arrijnë gjithçka.”