Dafinë Bajrami

1359-title

Dafinë Bajrami, 28 vjeçe nga Gjilani, ka përfunduar studimet bachelor në Edukimin Fillor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan dhe aktualisht është në prag të diplomimit në studimet master për Mësimdhënie të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Përveç kësaj, Dafina është edhe studente në Nivelin e V të kualifikimit për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, duke thelluar përgatitjen e saj profesionale për të punuar në mjedise gjithëpërfshirëse.

Që nga tetori i vitit 2023, Dafina punon si mësimdhënëse e mësimit plotësues dhe individual në Future School, si dhe edukatore për fëmijët parashkollorë, duke sjellë përkushtim dhe kreativitet në çdo hap të punës së saj me fëmijët.

Për Dafinën, Teach For Kosova është më shumë sesa një program: është një frymë e re në arsim, një mundësi për zhvillim profesional dhe një hap për t’u formuar si një mësimdhënëse bashkëkohore, që i përgjigjet nevojave të nxënësve me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Secili fëmijë ka inteligjencën e tij, secili fëmijë mund të bëhet kushdo që dëshiron të bëhet; ata vetëm kanë nevojë për mbështetje. E për atë, ne jemi këtu!”

Share this Post: