
Bukurije Hyseni, vijon studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë, në Programin Fillor. Bukurija është e përkushtuar në përmirësimin e qasjes ndaj arsimit për të gjithë dhe zhvillimin e mendimit kritik në shkolla.
Përvoja e saj arsimore përfshin punën si mësuese zëvendësuese dhe asistente për nxënës në shkolla të ndryshme në komunën e Borås-it, Suedi. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ndihmuar në menaxhimin e klasës, ka mbështetur nxënësit gjatë procesit të të mësuarit dhe ka kontribuar në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe të sigurt për të gjithë fëmijët.
Si pjesë e Teach For Kosova, Bukurija synon të sjellë ndryshime pozitive në sistemin arsimor duke ofruar mbështetje të personalizuar për nxënësit dhe duke promovuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj nevojave të tyre. Ajo dëshiron të jetë një figurë e besueshme dhe frymëzuese për nxënësit – një e rritur që i mbështet dhe i udhëheq në rrugën drejt zhvillimit personal dhe akademik.
“Çdo fëmijë meriton një kampion – një të rritur që nuk do të heqë dorë kurrë prej tij, që e kupton fuqinë e lidhjes dhe këmbëngul që ai të bëhet më i miri që mund të jetë.”- Rita Pierson