Azem Kukaqi

1355-title

Azem Kukaqi vijon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë dhe është i angazhuar në fushën e shëndetësisë dhe edukimit. Ai ka fituar përvojë duke punuar si laborant mjekësor në Shërbimin Laboratorik, Biokimi-Hematologji në QKMF në Prizren, dhe si punëtor shëndetësor në Caritas Kosova.

Po ashtu, ka qenë koordinator i departamentit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Kuvendin e të Rinjve të Prizrenit. Në këtë rol, Azemi ka kontribuar në përmirësimin e shëndetit dhe edukimit të të rinjve në komunitetin e tij.

Në fushën e arsimit, ai ka dhënë mësim plotësues në SHFMU “Haziz Tola” dhe ka mbështetur të rinjtë në OJQ “Nevo Koncepti”, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre.

Azemi ka zgjedhur të bëhet pjesë e Teach For Kosova, sepse e sheh arsimin si një mjet të fuqishëm për ndryshim shoqëror. Ai beson se përmes arsimit mund të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Për Azemin, të qenit pjesë e Teach For Kosova është një mundësi për të dhënë një kontribut konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për t’i ndihmuar nxënësit të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe për komunitetin.

Share this Post: