Teach For Kosova
  • Fillimi
  • Home
  • Për Ne
    • Sfida
    • Çfarë Bëjmë Ne
    • Njihuni me Ekipin
    • Njihuni Me Bordin
    • Levizja Globale
  • About Us
    • The Challenge
    • What We Do
    • Meet The Team
    • Meet Our Board
    • A Global Movement
  • Fellowshipi
    • Rreth Fellowshipit
    • Bëhuni Fellow
    • Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit
    • Si e Harmonizojmë Vendosjen Neper Shkolla
    • Lëvizja Alumni
    • Pyetje të Shpeshta
    • Fellows 2020
  • The Fellowship
    • About The Fellowship
    • Become A Fellow
    • Two-Year Leadership Development
    • How We Match Your Placement
    • Alumni Movement
    • Frequently Asked Questions (FAQ)
    • Fellows 2020
  • Merrni Pjesë
    • Partnerët Strategjik
    • Puna Me Ne
    • Praktikant Universitar >
      • Së Shpejti
    • Ndihmo >
      • Së Shpejti
  • Get Involved
    • Strategic Partners
    • Working With Us
    • Undergraduate Interns >
      • Coming Soon
    • Donate >
      • Coming Soon
  • Lajmet e Fundit
    • Media
  • Latest News
    • Media
  • Raporti Vjetor
    • 2020
  • Annual Report
    • 2020
  • Kontakti
    • Kërkesa Juaj
  • Contact
    • Make An Inquiry
  • Fillimi
  • Home
  • Për Ne
    • Sfida
    • Çfarë Bëjmë Ne
    • Njihuni me Ekipin
    • Njihuni Me Bordin
    • Levizja Globale
  • About Us
    • The Challenge
    • What We Do
    • Meet The Team
    • Meet Our Board
    • A Global Movement
  • Fellowshipi
    • Rreth Fellowshipit
    • Bëhuni Fellow
    • Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit
    • Si e Harmonizojmë Vendosjen Neper Shkolla
    • Lëvizja Alumni
    • Pyetje të Shpeshta
    • Fellows 2020
  • The Fellowship
    • About The Fellowship
    • Become A Fellow
    • Two-Year Leadership Development
    • How We Match Your Placement
    • Alumni Movement
    • Frequently Asked Questions (FAQ)
    • Fellows 2020
  • Merrni Pjesë
    • Partnerët Strategjik
    • Puna Me Ne
    • Praktikant Universitar >
      • Së Shpejti
    • Ndihmo >
      • Së Shpejti
  • Get Involved
    • Strategic Partners
    • Working With Us
    • Undergraduate Interns >
      • Coming Soon
    • Donate >
      • Coming Soon
  • Lajmet e Fundit
    • Media
  • Latest News
    • Media
  • Raporti Vjetor
    • 2020
  • Annual Report
    • 2020
  • Kontakti
    • Kërkesa Juaj
  • Contact
    • Make An Inquiry

LAJMET E FUNDIT

Instituti i Parë Veror i Teach For Kosova

10/5/2020

0 Comments

 
Nga Marsi deri në Korrik, Teach For Kosova organizoi takime mujore virtuale me grupin e parë të Fellows të pranuar. Gjatë këtyre takimeve virtuale, Fellows u njohën me njëri-tjetrin dhe me vlerat thelbësore të Teach For Kosova. Poashtu, atyre u janë dhënë detyra mujore për t'i përgatitur për Institutin Veror.

Drejtor i Programit, Samir Shahini ka zhvilluar programin e trajnimeve dhe temat për secilën javë. Së bashku me Dardan Hajrizin dhe fituesin e bursës Fullbright, Aaron Spitler, kanë krijuar sesionet dhe aktivitetet për Institutin Veror për një program 5-javor trajnimesh.

Temat për çdo javë ishin si më poshtë:

Java 1: Sesione Themelore / Hyrje mbi Teach For Kosova
Java 2: Zhvillimi i Lidershipit
Java 3 & 4: Mësimdhënia, Planifikimi dhe Zbatimi Efektiv
Java 5: Ndërtimi i Marrëdhënieve me Komunitetin

Nga 13 Korriku deri më 14 Gusht, Teach For Kosova implemtoi Institutin e Parë Veror me 17 udhëheqës të rinj të jashtëzakonshëm. Çdo ditë ishte e mbushur me trainime me seanca të fasilituara, diskutime në grup, dhe një sërë aktivitetesh që arrijnë  mbi 150 orë trajnim. Fellows u njohën me koncepte të ndryshme që lidhen me mësimdhënien, udhëheqjen, krijimin e një mentaliteti rritjeje, ndërtimin e marrëdhënieve me akterët e arsimit, marrjen e feedback-ut dhe shumë më tepër.

Gjithashtu, gjatë javëve 3 dhe 4 të Institutit, Fellows patën mundësinë të praktikojnë mësimdhënie si në mënyrë virtuale ashtu edhe personalisht. Secili Fellow kishte në dispozicion një klasë studentësh (të përbërë nga Fellows të tjerë) dhe një anëtar të stafit të Teach For Kosova. Fellows u vëzhguan dhe morën përshtypje si nga studentët e tyre, ashtu edhe nga vëzhguesit e Teach For Kosova.

Stafi dhe Fellows të Teach For Kosova patën mundësinë të dëgjojnë shumë folës inspirues dhe mysafirë, si; nga Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani dhe Ish-Kryeministri Albin Kurti. Znj. Osmani dhe Z. Kurti diskutuan se çfarë do të thotë të jesh udhëheqës, si të vazhdosh përmes situatave sfiduese dhe rëndësinë e përmirësimit të arsimit në Kosovë sot. Folësit e tjerë të ftuar përfshinin udhëheqës të spikatur arsimor në Kosovë, të cilët dhanë perspektiva unike dhe të nuancuara të lidershipit dhe avokuan për ndryshimin e nevojshëm në sistemin tonë arsimor.

Ekipi i Teach For Kosova përfundoi Institutin Veror në Parkun e Gërmisë, ku Fellows reflektuan në rrugëtimin e tyre gjatë Institutit. Bazuar në vlerësimet e Fellows për Institutitin, ne ishim shumë të entuziazmuar për të kuptuar se 100% të Fellows tanë do ta rekomandonin programin tonë tek anëtarët e tyre të familjes apo tek shoqëria.

0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Autori

    Dardan Hajrizi është Menaxher i Operacioneve dhe Marketingut.

    Ai shkruan, pergatit, dhe organizon kontentin për Teach For Kosova.

    Arkiva

    November 2020
    October 2020
    September 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Copyright  © 2020 Teach For Kosova. All rights reserved.