Teach For Kosova
  • Fillimi
  • Home
  • Për Ne
    • Sfida
    • Çfarë Bëjmë Ne
    • Njihuni me Ekipin
    • Njihuni Me Bordin
    • Levizja Globale
  • About Us
    • The Challenge
    • What We Do
    • Meet The Team
    • Meet Our Board
    • A Global Movement
  • Fellowshipi
    • Rreth Fellowshipit
    • Bëhuni Fellow
    • Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit
    • Si e Harmonizojmë Vendosjen Neper Shkolla
    • Lëvizja Alumni
    • Pyetje të Shpeshta
    • Fellows 2020
  • The Fellowship
    • About The Fellowship
    • Become A Fellow
    • Two-Year Leadership Development
    • How We Match Your Placement
    • Alumni Movement
    • Frequently Asked Questions (FAQ)
    • Fellows 2020
  • Merrni Pjesë
    • Partnerët Strategjik
    • Puna Me Ne
    • Praktikant Universitar >
      • Së Shpejti
    • Ndihmo >
      • Së Shpejti
  • Get Involved
    • Strategic Partners
    • Working With Us
    • Undergraduate Interns >
      • Coming Soon
    • Donate >
      • Coming Soon
  • Lajmet e Fundit
    • Media
  • Latest News
    • Media
  • Kontakti
    • Kërkesa Juaj
  • Contact
    • Make An Inquiry
  • Fillimi
  • Home
  • Për Ne
    • Sfida
    • Çfarë Bëjmë Ne
    • Njihuni me Ekipin
    • Njihuni Me Bordin
    • Levizja Globale
  • About Us
    • The Challenge
    • What We Do
    • Meet The Team
    • Meet Our Board
    • A Global Movement
  • Fellowshipi
    • Rreth Fellowshipit
    • Bëhuni Fellow
    • Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit
    • Si e Harmonizojmë Vendosjen Neper Shkolla
    • Lëvizja Alumni
    • Pyetje të Shpeshta
    • Fellows 2020
  • The Fellowship
    • About The Fellowship
    • Become A Fellow
    • Two-Year Leadership Development
    • How We Match Your Placement
    • Alumni Movement
    • Frequently Asked Questions (FAQ)
    • Fellows 2020
  • Merrni Pjesë
    • Partnerët Strategjik
    • Puna Me Ne
    • Praktikant Universitar >
      • Së Shpejti
    • Ndihmo >
      • Së Shpejti
  • Get Involved
    • Strategic Partners
    • Working With Us
    • Undergraduate Interns >
      • Coming Soon
    • Donate >
      • Coming Soon
  • Lajmet e Fundit
    • Media
  • Latest News
    • Media
  • Kontakti
    • Kërkesa Juaj
  • Contact
    • Make An Inquiry

LAJMET E FUNDIT

Aplikimi për Fellowship i Teach For Kosova do të hapet me 15 nëntor

11/9/2020

0 Comments

 
Picture
Aplikimi për Fellowship në Teach For Kosova do të hapet më 15 Nëntor. Çfarë do të thotë kjo? Çdo vit, Teach For Kosova rekruton individë të jashtëzakonshëm për të udhëhequr, inspiruar, dhe sjellur ndryshim në shkollat dhe komunitetet me më shumë nevojë. Ata që përzgjidhen për të qenë pjesë e Fellowshipit në Teach For Kosova pranojnë trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme përgjatë 2 viteve të angazhimit dhe përkushtimit të tyre të plotë në program.

Për më tepër, me këtë eksperiencë, Fellows do të ndërtojnë një të kuptuar të thellë të sfidave që aktualisht ekzistojnë në sistemin tonë të edukimit. Kur përkushtimi 2 vjeçar përfundon, Teach For Kosova do të vazhdoj të punoj me juve për t'u siguruar që së bashku mund të bëjmë ndryshim sistemik në të ardhmen e vendit tonë.

Në këtë drejtim, si Fellow i Teach For Kosova ju do të keni mundësinë të bëni diferencën në jetët e nxënësve dhe të formësoni të ardhmet e tyre. Ju do të bëheni pjesë e një rrjeti prej mbi 60,000 alumni të Teach For All (www.teachforall.org) dhe do të punoni për të sjellë ndryshimin të cilin Kosova dëshpërimisht e kërkon.

Për të mësuar më tepër mbi programin ju lutemi shikoni faqen tonë, ose nga kontaktoni në:
samir.shahini@teachforkosova.org.
0 Comments

Konferenca Globale e Teach For All

10/20/2020

0 Comments

 
Picture
Çdo vit, Teach For All organizon një Konferencë Globale në të cilën të gjithë partnerët e rrjetit dhe bashkëpunëtorët janë të ftuar të lidhen dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Duke qenë se 2020 vazhdon të jetë sfiduese me pandeminë COVID-19, konferenca do të mbahet virtualisht në mes të 20-22 Tetorit 2020. 
 
Temat e këtij viti variojnë nga "Nxitja e Lidershipit të Studentëve në Kohë Krize" tek "Njohja, Procesimi & Shërimi Kolektiv i Traumave Ndër-Gjenerata."

Konferenca do të ketë gjithashtu folës siq janë laureatja e Çmimit Nobel Malala Yousafzai dhe CEO dhe bashkë-themeluesja e Teach For All, Wendy Kopp. Teach For Kosova mezi pret të mësoj më tepër nga këto lidere inspiruese dhe organizata nga e gjithë bota derisa punojmë në një linjë me Teach For All.

0 Comments

Instituti i Parë Veror i Teach For Kosova

10/5/2020

0 Comments

 
Nga Marsi deri në Korrik, Teach For Kosova organizoi takime mujore virtuale me grupin e parë të Fellows të pranuar. Gjatë këtyre takimeve virtuale, Fellows u njohën me njëri-tjetrin dhe me vlerat thelbësore të Teach For Kosova. Poashtu, atyre u janë dhënë detyra mujore për t'i përgatitur për Institutin Veror.

Drejtor i Programit, Samir Shahini ka zhvilluar programin e trajnimeve dhe temat për secilën javë. Së bashku me Dardan Hajrizin dhe fituesin e bursës Fullbright, Aaron Spitler, kanë krijuar sesionet dhe aktivitetet për Institutin Veror për një program 5-javor trajnimesh.

Temat për çdo javë ishin si më poshtë:

Java 1: Sesione Themelore / Hyrje mbi Teach For Kosova
Java 2: Zhvillimi i Lidershipit
Java 3 & 4: Mësimdhënia, Planifikimi dhe Zbatimi Efektiv
Java 5: Ndërtimi i Marrëdhënieve me Komunitetin

Nga 13 Korriku deri më 14 Gusht, Teach For Kosova implemtoi Institutin e Parë Veror me 17 udhëheqës të rinj të jashtëzakonshëm. Çdo ditë ishte e mbushur me trainime me seanca të fasilituara, diskutime në grup, dhe një sërë aktivitetesh që arrijnë  mbi 150 orë trajnim. Fellows u njohën me koncepte të ndryshme që lidhen me mësimdhënien, udhëheqjen, krijimin e një mentaliteti rritjeje, ndërtimin e marrëdhënieve me akterët e arsimit, marrjen e feedback-ut dhe shumë më tepër.

Gjithashtu, gjatë javëve 3 dhe 4 të Institutit, Fellows patën mundësinë të praktikojnë mësimdhënie si në mënyrë virtuale ashtu edhe personalisht. Secili Fellow kishte në dispozicion një klasë studentësh (të përbërë nga Fellows të tjerë) dhe një anëtar të stafit të Teach For Kosova. Fellows u vëzhguan dhe morën përshtypje si nga studentët e tyre, ashtu edhe nga vëzhguesit e Teach For Kosova.

Stafi dhe Fellows të Teach For Kosova patën mundësinë të dëgjojnë shumë folës inspirues dhe mysafirë, si; nga Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani dhe Ish-Kryeministri Albin Kurti. Znj. Osmani dhe Z. Kurti diskutuan se çfarë do të thotë të jesh udhëheqës, si të vazhdosh përmes situatave sfiduese dhe rëndësinë e përmirësimit të arsimit në Kosovë sot. Folësit e tjerë të ftuar përfshinin udhëheqës të spikatur arsimor në Kosovë, të cilët dhanë perspektiva unike dhe të nuancuara të lidershipit dhe avokuan për ndryshimin e nevojshëm në sistemin tonë arsimor.

Ekipi i Teach For Kosova përfundoi Institutin Veror në Parkun e Gërmisë, ku Fellows reflektuan në rrugëtimin e tyre gjatë Institutit. Bazuar në vlerësimet e Fellows për Institutitin, ne ishim shumë të entuziazmuar për të kuptuar se 100% të Fellows tanë do ta rekomandonin programin tonë tek anëtarët e tyre të familjes apo tek shoqëria.

0 Comments

Konferenca mbi edukimi në Kosovë

9/9/2020

0 Comments

 
Me 27 Shkurt 2020, Teach For Kosova ka organizuar Konferencën mbi Edukimin në Kosovë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga drejtoritë komunale të arsimit nga mbi dhjetë komuna, nënkryetar e kryetar komunash, përfaqësues nga disa shkolla me të cilat kemi bashkëpunuar ngushtë, partner të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, si dhe anëtar të bordit të organizatës sonë. Me prezencen dhe fjalën e rastit na ka nderuar zonja Deborah MacLean, zyrtare për marrëdhënie me publikun nga Ambasada Amerikane, profesor Dukagjin Pupovci nga Qendra për Arsim e Kosovës, si dhe kryetari i komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati.

​
Teach For Kosova ka prezentuar programin e saj të rekrutimit, trajnimit dhe vendosjes në shkolla të mësimdhënësve të rinjë, si dhe ka kërkuar mbështjetjen e të gjithë akterëve në fushën e arsimit për të realizuar programin i cili synon të ngris cilësinë në arsim në Kosovë.
0 Comments

Rezultatet e testit PISA janë alarmuese. Çka mund të bëhet më shumë?

9/8/2020

0 Comments

 
Autori: Egzon Gashi

 Më 3 dhjetor 2018 u publikuan rezultatet e testit të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA). Ashtu sikur në 2015, rezultatet ishin alarmuese – nxënësit e Kosovës arritën të jenë afër fundit të radhimit të shteteve të testuara dhe ishin dukshëm larg arritjes së aftësive themelore në tri fusha tematike – pra atë të leximit, matematikës, dhe shkencës.

Atë ditë kur u shpallën rezultatet unë isha në qytetin Hammamet në Tunizi, duke marrë pjesë në një konferencë të UNESCO-s mbi arsimin dhe përfshirjen. Në konferencë unë përfaqësova Kosovën dhe organizatën time Teach For Kosova. Rezultatet e testit u bënë temë diskutimi në konferencë dhe natyrisht edhe në Kosovë. Përderisa rezultatet ishin zhgënjyese për Kosovën, ato nuk ishin të befasishme.

Kishte pak ndryshime nga testi i parë për Kosovën në 2015 me atë të 2018. Ministria e Arsimit kishte krijuar “Komisionin e PISA-s” i cili siguroi më shumë vëmendje për testin dhe mënyrën se si do të administrohej; ideja ishte që zbatimi i testit mund të ishte ndikuar negativisht në rezultate për shkak të faktit që Kosova po merrte pjesë në të për herë të parë. Megjithatë, rezultatet e këtij viti treguan atë që sektori i arsimit vetëm se e dinte: sistemi arsimor në Kosovë nuk po përgatit nxënësit e Kosovës që të përmbushin potencialin e tyre.

Si të reformohet një sistem i prishur? Për fat të keq nuk mund të ketë një zgjidhje të vetme. Në fakt duhen ndryshime strukturore dhe nganjëherë të vështira, që marrin kohë për t’u zbatuar. Gjatë 18 muajve të fundit, kam mësuar shumëcka rreth  sistemit arsimor të Kosovës sidomos nga vizitat në shkolla dhe komuna, duke folur me hisemarrësit, dhe duke kuptuar më tepër se si funksionon ky sistem.

Pyetja gjithmonë mbetët si të përmirësojmë gjërat në mënyra sa më të shpejta, mirëpo përgjigja është se ndryshimet e sistemit marrin kohë dhe kërkojnë përpjekje të vazhdueshme.

Më poshtë janë disa mënyra se si Kosova mund të filloj të bëjë ndryshimin.

Read More
0 Comments
    Picture

    Autori

    Dardan Hajrizi është Menaxher i Operacioneve dhe Marketingut.

    Ai shkruan, pergatit, dhe organizon kontentin për Teach For Kosova.

    Arkiva

    November 2020
    October 2020
    September 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Copyright  © 2020 Teach For Kosova. All rights reserved.