Vlera Isufi
Fellow 2020 |
Përshëndetje, jam Vlera! Jam adhuruese e madhe e vullnetit të mirë. Kam mësuar gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm në Prishtinë se mosha nuk na e definon afinitetin për sukses. Një motiv i fortë, inspirues, dhe cilido qoftë ai, i pajisur me guxim inicon ndryshim.
Lufta në Kosovë është një përkujtuese e përjetshme që ndryshimi kushton ndonjëherë edhe jetë, por rezultati jemi ne, një rini entuziaste, e pajisur me dëshirën e flakët për përparim. Me këtë ide e sfidova veten për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe diplomova në Neuroshkencë. Tani jam me fat që jam pjesë e Teach for Kosova. Synoj, që mes tjerash, së bashku të mund të bëjmë një gjë - ta inspirojmë rininë tonë, dashurinë për edukim dhe arsimim, ta nxisim vetë-iniciativën dhe bashkërisht t’i riprodhojmë vlerat që do ta definojnë një të ardhme të suksesshme të rinisë sonë. |
Copyright © 2020 Teach For Kosova. All rights reserved.