Argjentina Hajrizaj
Fellow 2020 |
Jam Argjentina Hajrizaj, 23 vjeçare. Kam lindur dhe jetoj në një fshat të Istogut, në Republikën e Kosovës.
Shkollën e mesme e kam përfunduar në drejtimin Elektro-Informatikë, pastaj në universitet vazhdova për Kontabilitet dhe Financa ku dhe diplomova. Gjatë kësaj kohe njëkohësisht kam marrë pjesë në trajnime të ndryshme të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në edukimin tim. Më pas, për 2 vite isha përfituese e një programi të USAID-it, ku përmes trajnimeve kemi provuar të implementojmë projekte të ndryshme në të mirë të komunitetit dhe rinisë së vendit tonë. Po ashtu, kam qenë pjesëmarrëse e praktikave të ndryshme. Përvojën që do ta veçoja ka qenë ajo në Kuvendin Komunal të Istogut në departamentin Buxhet dhe Financa, si dhe në Qendrën për kujdes ndaj qytetarëve duke punuar për nevojat dhe interesat e qytetarëve. Gjatë kohës që jam e lirë, angazhohem si vullnetare e një grup të të rinjve në komunitetin ku jetoj, duke iu shërbyer atyre. Ndjek programe online për mësim të gjuhëve të huaja dhe lexoj libra të ndryshëm. Tani, jam duke e sfiduar vetën në fushën e mësimdhënies, duke u bërë fellow i gjeneratës së parë të Teach For Kosova, ku së bashku synojmë të përmirësojmë cilësinë e arsimit duke u përqëndruar në fëmijët dhe të rinjtë. Si një e sapo e diplomuar, uroj të ndihmoj vendin tim në tejkalimin e vështirësive që shkollat dhe arsimi i kanë në përgjithësi në lidhje me edukimin e të rinjve sepse si një shtet i ri, shpresa jonë kryesore mbetet pikërisht te edukimi i tyre. |
Copyright © 2020 Teach For Kosova. All rights reserved.