Teach For Kosova
  • Fillimi
  • Home
  • Për Ne
    • Sfida
    • Çfarë Bëjmë Ne
    • Njihuni me Ekipin
    • Njihuni Me Bordin
    • Levizja Globale
  • About Us
    • The Challenge
    • What We Do
    • Meet The Team
    • Meet Our Board
    • A Global Movement
  • Fellowshipi
    • Rreth Fellowshipit
    • Bëhuni Fellow
    • Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit
    • Si e Harmonizojmë Vendosjen Neper Shkolla
    • Lëvizja Alumni
    • Pyetje të Shpeshta
    • Fellows 2020
  • The Fellowship
    • About The Fellowship
    • Become A Fellow
    • Two-Year Leadership Development
    • How We Match Your Placement
    • Alumni Movement
    • Frequently Asked Questions (FAQ)
    • Fellows 2020
  • Merrni Pjesë
    • Partnerët Strategjik
    • Puna Me Ne
    • Praktikant Universitar >
      • Së Shpejti
    • Ndihmo >
      • Së Shpejti
  • Get Involved
    • Strategic Partners
    • Working With Us
    • Undergraduate Interns >
      • Coming Soon
    • Donate >
      • Coming Soon
  • Lajmet e Fundit
    • Media
  • Latest News
    • Media
  • Kontakti
    • Kërkesa Juaj
  • Contact
    • Make An Inquiry
  • Fillimi
  • Home
  • Për Ne
    • Sfida
    • Çfarë Bëjmë Ne
    • Njihuni me Ekipin
    • Njihuni Me Bordin
    • Levizja Globale
  • About Us
    • The Challenge
    • What We Do
    • Meet The Team
    • Meet Our Board
    • A Global Movement
  • Fellowshipi
    • Rreth Fellowshipit
    • Bëhuni Fellow
    • Zhvillimi Dy-Vjecar i Lidershipit
    • Si e Harmonizojmë Vendosjen Neper Shkolla
    • Lëvizja Alumni
    • Pyetje të Shpeshta
    • Fellows 2020
  • The Fellowship
    • About The Fellowship
    • Become A Fellow
    • Two-Year Leadership Development
    • How We Match Your Placement
    • Alumni Movement
    • Frequently Asked Questions (FAQ)
    • Fellows 2020
  • Merrni Pjesë
    • Partnerët Strategjik
    • Puna Me Ne
    • Praktikant Universitar >
      • Së Shpejti
    • Ndihmo >
      • Së Shpejti
  • Get Involved
    • Strategic Partners
    • Working With Us
    • Undergraduate Interns >
      • Coming Soon
    • Donate >
      • Coming Soon
  • Lajmet e Fundit
    • Media
  • Latest News
    • Media
  • Kontakti
    • Kërkesa Juaj
  • Contact
    • Make An Inquiry
FELLOWS 2020
Picture
Albina Avdyli
Fellow 2020

Quhem Albina Avdyli, jam 23 vjeçe dhe vij nga qyteti i Ferizajit. Për momentin jam në përfundim të studimeve bachelor për fizikë, në universitetin e Prishtinës.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Qysh si fëmijë, vullnetin dhe dëshirën për t’i mësuar të tjerët i kam pas tejet të shquara, ani pse atëherë nuk e kam ditë. Në anën tjetër dëshira për me i kuptu e thjeshtu gjanat, ka ndiku që gradualisht të më del në pah interesi për shkencë, e më saktësisht për fizikë, prandaj edhe kam vendos me studiu atë.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Kur kam fillu studimet, nuk e kam mendu që në të ardhmen shumë prioritet do ta kem mësimdhënien, por thënë të drejtën falë disa videove/ligjëratave ne internet që kam shiku nga profesorë të huaj të fizikës, kam reflektu në mungesën e një mësimdhënësi të tillë. Po në këtë pikë, kam bërë një premtim me veten: do japësh më të mirën dhe do të dalësh jashtë zonës së komfortit kurdo që ti do të dalësh para nxënësve.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Shumë shpejt, veçse vendosa ta sfidoj veten. Në baza vullnetare fillova praktikën në një shkollë fillore, ku aty pashë për së afërmi se sa e pasionuar dhe e dhënë për fizikë e mësimdhënie jam. Ne anën tjetër, gjatë atyre javëve, për herë të parë pashë arsimin në përgjithësi me një sy tjetër.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Nevoja qe hasa tek nxënësit për ndryshim, liri të shprehjes, argëtim, kuptim e barazi, qëndronte me mua edhe pas përfundimit të praktikes. Nga kjo morra shtysë që të bëj një ndryshim sado të vogël tek të rinjtë, e sidomos tek ata që kanë më së shumti nevojë, andaj vendosa të bashkohem me OJQ “TOKA” dhe të hap një klub të Super-Vullnetarëve. ⁣⁣⁣
⁣⁣
Që nga shtatori i vitit të kaluar jam njëra nga Super-Mentoret e klubit tonë. Përvoja këtu çdo ditë e më shumë po më bën të rritem bashkë me nxënësit, të fitoj aftësi të një lidereje e të shoh që po, secili nga ne mund të bëj ndryshim.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Lëvizja ‘Teach for Kosova’ më dha një shpresë të madhe për arsimin e gjeneratave vijuese, e pranimi në të, pos vullnetit për të punuar sa më shumë për një arsim më të mirë, më dha ndjesinë e fillimit të realizimit të një ëndrre. Koha do ma dëshmojë mua dhe të tjerëve këtë, sepse me të vërtetë “sapo të fillosh të ecësh, rruga do të shfaqet.”
Copyright  © 2020 Teach For Kosova. All rights reserved.